Kitara elektrike e Kurt Cobain Fender Mustang e vitit 1969  të cilën artisti i ndjerë e kishte përdorur në videon e Nirvana-s te “Smells like teen spirit” u shit në ankand për gati 5 milionë dollarë në Julien’s Auctions të dielën.

Kitara iu shit Koleksionit Jim Irsay të Indianapolis në një luftë ofertash midis koleksionistëve nga e gjithë bota, të cilët morën pjesë në ankandin online dhe përmes telefonit. Kitara u shit për rreth 4.5 milionë dollarë, duke tejkaluar  vlerësimin e saj fillestar prej 600,000 dollarë.

Cobain e konsideronte kitarën të preferuarën e tij dhe tha në intervistën e tij të fundit me Guitar World: “Nga të gjitha kitarat në të gjithë botën, Fender Mustang është i preferuari im”./Xh.M