Filmat e Michelangelo Antonioni, Pier Paolo Pasolini, Federico Fellini, Bernardo Bertolucci, Roberto Rossellini, etj. do të kenë shfaqje të rregullta gjatë serisë programore ‘101’ në Kino ARMATA. Në kuptim si akademik ashtu edhe joformal, 101 përcakton faktet bazike të lidhura me një fushë ose çështje të caktuar. Gjatë 101, ARMATA shndërrohet në fushë mësimi për fillestarë dhe entuziastë, duke ofruar këndvështrim të freskët mbi disa prej filmave dhe autorëve më me ndikim të kohës sonë.

Programi i filmave që do të transmetohen është ky:

E martë, 24 maj, 19:30h
UCCELLACCI E UCCELLINI (1966), 91 min.  E mërkurë, 25 maj, 19:00h
ACCATTONE (1961), 117 min.   E enjte, 26 maj, 19:00h MAMMA ROMA (1962), 110 min. E premte, 27 maj, 19:00h EDIPO RE (1967), 104 min.

Biografia e Pier Paolo Pasolini, puna e të cilit do të prezantohet para publikut, në kino Armatë:

Pier Paolo Pasolini (1922 – 1975) ishte një regjisor, poet, shkrimtar dhe intelektual italian, i cili u dallua edhe si aktor, gazetar, romancier, dramaturg dhe figurë politike.

Varfëria që ai kishte përjetuar në Romë gjatë viteve të 1950 i siguroi material kreativ për dy romanet e tij të parë, Ragazzi di vita (1955; The Ragazzi) dhe Una vita violenta (1959; Një jetë e dhunshme). Këto përshkrime brutalisht realiste të varfërisë dhe mjerimit të jetës së lagjeve të varfëra në Romë ishin të ngjashme në karakter me filmin e tij të parë, Accattone (1961), dhe të tre veprat trajtonin jetën e hajdutëve, prostitutave dhe banorëve të tjerë të botës së krimit romak.

Një personalitet që konsiderohej problematik në Itali për shkak të sinqeritetit të tij, trashëgëmia e Pasolinit mbetet kontroversiale. Ai kritikoi ashpër vlerat sipërfaqësore borgjeze dhe ardhjen në dukje të “totalitarizmit të konsumerizmit” në Itali, duke vënë përballë polemikat socio-politike me problematika seksuale që ishin tabu. Si protagonist i shquar i skenës kulturore romake të periudhës së pasluftës, Pasolini ishte një figurë kryesore në letërsinë dhe artet kinematografike evropiane. Vrasja e tij e pazbardhur në Ostia në nëntor të 1975 gjatë një mosmarrëveshje me një prostitutë të ri, ngjalli reagim të fortë në Itali dhe rrethanat e vdekjes së tij vazhdojnë të jenë pjesë e një debati të ashpër.

Alegoria komike Uccellacci e Uccellini (1966; The Hawks and the Sparrows) u pasua nga dy filma që përpiqeshin të rikrijonin mitet e lashta nga një këndvështrim bashkëkohor, Oedipus Rex (1967) dhe Medea (1969). Përdorimi i erotizmit, dhunës dhe shthurjes nga Pasolini si mjete për spekulimet e tij politike dhe fetare në filma të tillë si Teorema (1968; “Teorema”) dhe Porcile (1969; “Pigsty”) e solli atë në konflikt me elementet konservatore të Kishës Katolike Romake. Më pas ai filloi të mirret me erotizëm mesjetar në Il Decamerone (1971) dhe The Canterbury Tales (1972).

Të gjithë filmat do të shfaqën në gjuhën origjinale dhe me titra shqip./Xh.R