Shqipëria këtë vit në “Eurovision” do të përfaqësohet nga këngëtarja, Ronela Hajati me këngën “Sekret”.
Kënga përfaqësuese e Shqipërisë së fundmi ka arritur një sukses tjetër në mesin e këngëve të “Eurovisionit”.
Ndër 20-të videot më të shikuara gjatë muajit prill “Sekret” është renditur e 7-ta.
Eurovision nis më datë 10 Maj dhe hapja e kësaj gare do të bëhet nga këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati me këngën “Sekret”./Xh.M