Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar shpalljen për drejtues të Fondacionit “Durrës City”, i cili do të ndjekë të gjitha hapat dhe procedurat për krijimin e kampusit sportiv: Shkollës së Futbollit të Manchester City FC dhe Akademinë Elitare në qytetin e Durrësit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MAS, kjo thirrje do të qëndrojë e hapur në datat 25-30 maj.

Të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përmendura në këtë thirrje mund të aplikojnë brenda afatit të caktuar.

Marrëveshja me “Manchester City”, u firmos më 26 prill nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Akademia e Futbollit, shkolla për fëmijët e Manchester Group, kampusi i ri i Manchester City Club, do të ketë impakt jo vetëm për Durrësin dhe Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin.

Me këtë marrëveshje, Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën.

Detajet e shpalljes nga MAS:

https://arsimi.gov.al/thirrje-per-aplikim-per-drejtor-ekzekutiv-te-fondacionit-durres-city/