Në listën e fituesve të Festivalit të 25-të të Filmit të Shkurtër në Bruksel 2022, që u zhvillua nga 20-30 Prill, është edhe një artiste shqiptare. Flonja Kodheli e njohur për publikun shqiptar më së shumti si aktore, në këtë kompeticion europian u prezantua edhe si regjisore dhe skenariste më produksionin me metrazh të shkurtër “Ka me kalu”.

Filmi u vlerësua me çmimin “Be TV” çka i ka hapur rrugën artistes për të shfaqur filmin në televizion këtë vjeshtë.

“Ka Me Kalu” me regji të Flonja Kodhelit, tregon historinë e Stelës (interpretuar nga Flonja Kodheli), e cila kthehet nga Shqipëria në Bruksel për të marrë pjesë në varrimin e gjyshes. Ajo vëren se nëna e saj është e pushtuar nga frika dhe jo nga pikëllimi. Sjellja e saj duket konfuze, absurde dhe madje paranojake. Trauma e rishfaqur nga e kaluara pushton jetën e tyre. Në role Ilire Vinca Celaj, Mathilde Rault dhe Serge Hologne.

Flonja Kodheli është një aktore, muzikante, pianiste dhe kompozitore u largua me familjen nga Shqipëria në vitin 1993 dhe u vendos në Belgjikë. Ka interpretuar në filma si “Bota” (2014 Shqipëri), “Amsterdam Express” (2014 Shqipëri),  “Il contagio” (2017 Itali), “Helvetica “(2019 Zvicër, Belgjikë), “Exil” (2020, Gjermani, Belgjikë Kosovë) etj./Xh.M