Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, dy kundërshtarët më të mëdhenj të këtij “Big Brother VIP” kanë krijuar afrimitet e kjo falë lojës së re.
Gjatë këtyre muajve ata kanë pasur debate të shumta me njëri-tjetrin.
Por edhe disa momente ku duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke treguar se kanë një kimi shumë të madhe.
Mirëpo sfida e vëllezërve siamezë i ka detyruar të dy të bëhen të pandashëm edhe pse pa dëshirë. Prej mbrëmjes së djeshme ata qëndrojnë në të njëjtën bluzë dhe bëjnë çdo gjë bashkë.