I vendosur vite më parë në të njëjtin univers të librave me fantazi të George R.R. Martin, “House of the Dragon” përshkruan ditët e lavdisë së paraardhësve të personazheve të njohur të “Froneve”, si Daenerys Targaryen.
“Ndërsa “Game of Thrones” , origjinali, kishte të bënte me disa familje të ndryshme që janë të përhapura në kontinente të shumta, e jona është një histori shumë më intime,” tha Sapochnik, regjisori i disa episodeve shumë të pëlqyera të “GoT”, i cili është kthyer për “HoD”
“Ka të bëjë në të vërtetë me shpërbërjen e një familjeje. ”
Condal tha se ai beson se do të ketë ende “një bazë vërtet të fortë fansash” për serinë e re.
Në “House of the Dragon”, Paddy Considine luan Mbretin Viserys, ndërsa Matt Smith vëllain ambicioz Princ Daemon.
Milly Alcock dhe Emma D’Arcy luajnë fëmijën e vetëm të mbretit, Princeshën Rhaenyra, në afatin kohor të shfaqjes që përfshin të paktën një dekadë.
Olivia Cooke, e cila luan një rol kyç si shoqja më e mirë e Rhaenyra-s, Alicent Hightower, tha se ishte “e frikshme” të ndaleshim në atë se si u prit përfundimi i serialit origjinal, ose se si mund të ndikonte pasardhësi i tij.
“Është e vështirë të kënaqësh të gjithë”, tha ajo.
Seriali “House of the Dragon” do të debutohet në HBO më 21 gusht 2022.
xh.m