Aty ku toka tani është e mbuluar nga një shkretëtirë akulli, ka qenë një pyll i madh 90 milionë vjet më parë. Antarktida dikur ishte pa akull dhe gjeologët tani janë në gjendje ta vërtetojnë këtë pa dyshim.

Shkencëtarët e Alfred-Wegener-Institut në Gjermani, kanë nxjerrë në pah sesi do dukej Antartiku perëndimor 90 milion vite më parë.

Pas disa viteve hulumtime, shkencëtarët thonë se përveç botës së pasur bimore dhe shtazore në Antartik në atë kohë temperatura ka qenë rreth rreth 12 gradë celsius.

Klima ishte jashtëzakonisht e ngrohtë për rajonin polar jugor, gjë që shkencëtarët besojnë se ishte e mundur vetëm sepse mungonte shtresa e akullit në Antarktidë dhe përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë ishte shumë i lartë.

Studiuesit nuk e dinë ende pse klima u ftoh më vonë. Por ata mund të thonë me siguri se përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë ishte shumë më i lartë se sa mendohej më parë./Xh.M