Banka e Shqipërisë bën të ditur se për 9-mujorin 2022, investimet italiane kapën vlerën e 98 milionë eurove.

Italia vlerësohet si investitori i dytë më i madh i huaj në Shqipëri për vitin 2022.

Investimet italiane në Shqipëri mbeten të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë shqiptare.

Ato kryesojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë tonë, si në atë financiar, të bankave dhe të shërbimeve.

Ndërkohë, Italia është partneri i parë tregtar në shkëmbimet tregtare që zë 38.6% të vëllimit.