Armend Morina, 45-vjeçari nga Kosova i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, Armend Morina ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane pasi Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “,  parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.