Ballkani Perëndimor e ktheu dje Tiranën në kryeqytetin e Evropës”, u shpreh sot ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.⠀

Hohmann theksoi se, “Deklarata e Tiranës tregon se liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor shikojnë të njëjtin drejtim: ndërtimin e një të ardhmeje evropiane së bashku”.

“Faleminderit Shqipërisë, që tregoi edhe një herë mikpritjen e saj të mahnitshme”, u shpreh Hohmann në një postim në rrjetet sociale.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u 6 mbajt në Tiranë ishte samiti i parë i këtij lloji që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rikonfirmoi rëndësinë e partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së.

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë morën pjesë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti, Josep Borrell, Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, si dhe krerët e shteteve apo qeverive të shteteve anëtare të BE-së dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Organizimi i samitit për herë të parë në rajon është një shenjë e qartë e përkushtimit të fortë të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt BE-së.

Udhëheqësit e BE-së riafirmuan angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor.

Ata bënë thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit bazuar në reforma të besueshme nga partnerët, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimin e meritave të veta.

Gjiithashtu në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor u nënshkrua marrëveshja Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor./atsh/Revista Time