Gjykata Penale Ndërkombëtare do të akuzojë Rusinë për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas dhe për shënjestrimin e qëllimshëm të infrastrukturës civile.

Gjykata Ndërkombëtare Penale synon të hapë dy raste të krimeve të luftës të lidhura me pushtimin rus të Ukrainës dhe do të kërkojë urdhër-arreste për disa persona, sipas zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm me dijeni për vendimin.

Rastet përfaqësojnë akuzat e para ndërkombëtare që janë ngritur që nga fillimi i konfliktit dhe vijnë pas muajsh pune nga ekipet speciale të hetimit. Ata pretendojnë se Rusia rrëmbeu fëmijë dhe adoleshentë ukrainas dhe i dërgoi në kampet ruse të riedukimit dhe se Kremlini synoi qëllimisht infrastrukturën civile.

Kryeprokurori, Karim Khan, fillimisht duhet t’i paraqesë akuzat e tij një paneli gjyqtarësh të procedurës paraprake, të cilët do të vendosin nëse janë përmbushur standardet ligjore për lëshimin e urdhër-arrestit, apo nëse hetuesit kanë nevojë për më shumë prova.