Grupi teknologjik dhe industrial gjerman, Siemens AG, ka thënë se do të ndalë plotësisht operacionet në Rusi. 

Kompania, e cila ka 3,000 punonjës në Rusi, ka thene se do të mbyllte të gjitha operacionet dhe biznesin e saj industrial në Rusi. Në një deklaratë, Siemens tha se në tremujorin e fundit mori një goditje prej 0.6 miliardë euro, ose rreth 625 milionë dollarë, pas sanksioneve Ruse.

Konglomerati është ndër kompanitë perëndimore me lidhje të gjata biznesi me Rusinë; Siemens ka operuar atje që nga fundi i shekullit të 19-të.

Në një deklaratë të enjten, Roland Busch, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Siemens, tha se “Ne e dënojmë luftën në Ukrainë dhe kemi vendosur të ndalim aktivitetin tonë biznesor në Rusi. Ky nuk ka qenë vendim i lehtë, duke marrë parasysh detyrën tonë për t’u kujdesur për punëtorët tanë dhe marrëdhënien afatgjatë me konsumaorët, në një treg ku kemi qenë aktivë për gati 170 vjet.”/Xh.M