Një turist polak i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një hotel në zonën e Golemit, në Durrës. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet me dije se vdekja e turistit dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 04.06.2023, rreth orës 23:50, në Golem, në dhomën e një hoteli, ka ndrruar jetë shtetasi polak T. Z., 70 vjeç, i cili ishte i akomoduar pranë këtij hoteli. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”, njofton policia.