Një mbledhje e shtatë ministrave të Jashtëm vendeve më të zhvilluara të botës, njohur si G7, shprehën mbështetjen e pakushtëzuar për integrimin europian të Shqipërisë dhe bënë thirrje për përafrim të legjislacionit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Takimi i mbajtur në Gjermani, përfshiu disa çështje dhe ajo që prek Shqipërinë është pranimi në BE.

 “Ne e mbështesim hapjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE-së. U bëjmë thirrje të dy vendeve të rajonit, të zhvillojnë reformat e tyre të brendshme, mbi të gjitha ato të zbatimit të ligjit”.

Ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve.

Një pikë tjetër në deklaratën e përbashkët të vendeve të G7 është ajo e parandalimit të dhunës dhe radikalizmit, apo lufta që duhet bërë kundrejt dezinformonit dhe lajmeve të rreme. Këto të fundit, vihen re më së shumti në çështjen e keqinformimit për gjenocidet dhe glorifikimit të krimeve të luftës apo kriminelëve të luftës.

Më së shumti, ky mesazh i referohet pjesës serbe të rajonit, kryesisht Serbisë dhe Republika Srpska-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku ka pasur episode të shumta. Teksa, Shqipëria, Kosova apo Maqedonia e Veriut, kanë qenë më neutrale dhe të tërhequra karshi këtyre fenomeneve./klan.tv