1) Jam e bindur që kujtesës nuk i zihet besë; shpesh, rrethanat në të cilat gjendemi, kur sjellim diçka në mendje, e deformojnë atë kryekëput e, pa dyshim që një gjë e tillë mund të ketë ndodhur me disa prej kujtimeve që kam përmbledhur në këto faqe.
2) … ashtu si me plagët e trupit, edhe me gjërat më tronditëse mund të arrish të krijosh një lloj intimiteti.
3) Për shembull, tani, diçka më shtyn të mendoj se ajo që përjetova atë pasdite ishte një parandjenjë dhe imazhi turbullues që m’u shfaq në mendje, qe tërësisht i ndryshëm – ishte shumë më i gjallë e më i fortë – nga ato ëndrrat me sy hapur që na e përshkojnë ndonjëherë imagjinatën në orët e gjata kur s’kemi me se të merremi.
4) – Do të kishte qenë budallallëk i vërtetë, – vazhdoi Niki, – t’i pranoje gjërat ashtu siç qenë e të qëndroje atje ku ishe. Të paktën, u përpoqe për mirë.
5) Më ndodh shpesh ta sjell ndër mend pareshtur atë imazh – time bijë, varur në dhomën e saj me ditë të tëra. Tmerri i një vegimi të tillë duket se nuk do të më venitet kurrë por, prej kohësh, e ka humbur disi karakterin e tij të kobshëm; ashtu si me plagët e trupit, edhe me gjërat më tronditëse mund të arrish të krijosh një lloj intimiteti.
6) Keikoja, ndryshe nga Niki, ishte japoneze e vërtetë dhe më tepër se një gazetë u ngut ta nënvizonte këtë fakt. Anglezëve u pëlqen të besojnë që raca jonë ka një instinkt të lindur për vetëvrasje, ndaj, ndoshta, i gjykojnë si pa vend shpjegimet e mëtejshme; ja pse për Keikon u shkrua vetëm kaq, që ishte japoneze dhe që vari veten në dhomën e saj.
7) Në shah duhen ndjekur strategji koherente. Kur kundërshtari ta shkatërron një plan, nuk duhet të dorëzohesh, duhet të gjesh menjëherë një plan tjetër. Loja nuk quhet e fituar apo e humbur, kur mbreti kapet mat. Loja merr fund në çastin kur lojtari heq dorë nga strategjitë.