Në javën e fundit të tij, Tetorit të letërsisë dhe arteve i është bashkuar edhe qyteti i Fierit.

Për të kurorëzuar këtë javë të fundit , në Fier u organizua aktiviteti dedikuar krijimtarisë së shkrimtares dhe gazetares Majlinda Rama.

Autorë e më shumë se 20 librave dhe fituese e dhjetëra çmimeve shkrimtarja Majlinda Rama bëri bashkë në Fier dhjetra personalitete të fushës së studimeve, botimeve dhe shkrimtarë e intelektualë..

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Për Drejtoreshën e Qendrës së librit dhe leximit, Alda Bardhyli, Majlinda bën pjesë tek shkrimtarët e brezit të ri, që bazë të krijimtarisë së tyre kanë mendimin e thellë.

 “ Vargu i saj është një lloj çlirimi që ndjehet hershëm që në vargjet e saj të para, një poezi e çliruar e pa komplekse. Një poezi që shënon një nivel të lartë të poezisë bashkëkohore shqipe’- tha Alda Bardhyli

Te tjere te pranishem ishin: prefekti i qarkut Fier, Lefter Shehaj, akademiku Ali Aliu, regjisori Pellumb Kulla, poetja Natasha Lako, studiuesi Behar Gjoka, botuesja Irena Toci e shume te tjere të cilët u shprehen se Majlinda është autore e mendimit të thellë që kap në thelb problematika sociale.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Majlinda Nana Rama është pedagoge, gazetare, shkrimtare, dhe studiuese shqiptare. Ajo konsiderohet si përfaqësuesja më e shquar e brezit të saj letrar dhe një nga emrat e nderuar të letërsisë së sotme shqiptare. Ka shkruar poezi, ese, artikuj shkencorë, studime, kritikë letrare, romane, novela etj. Majlinda Rama është edhe një sipërmarrëse e suksesshme.

 

Veprat e shkrimtares:

Merrma lotin peng – (Poezi) – 2004;

Hene e qiellit tim – (Poezi) – 2006;

… Por gjyqi vazhdon … – (Eseistike) – 2006;

Perandorët – roman, Toena, 2014;

Kritika Letrare – studime, kritika, ese, publicistikë, Shkup, 2014;

Zonja me të kuqe – roman, Toena, 2015;

Metalogjika policentrike e një shteti të ri – studim, 2016;

Koncept i përkufizuar i një modeli ekonomik – studim, 2016;

Ikja – novelë, 2016;

Antologji e prozës poetike – 2017;

Kthimi – novelë, 2017;

Lulet e egra – poezi, Shkup, 2017;

Kodi poetik i Agollit – studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;

Kumte që lëvizin (Mbi poezinë e Ali Podrimes) – studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;

Arzoe – Novelë, 2019;

Shënime Letrare- Studime, kritikë letrare, Agora, 2019;

Lirikë me dhimbje – poezi, Onufri, 2020;

Poezia Bashkëkohore Shqipe – studim, Agora, 2021;

Libra dhe autorë, studim 2022;

Estetika e poezisë, studim, 2022

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë          Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 7 persona   Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme  Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "ë vjeshtës bredh era qorre, umë shkon në varre ull ndër oborre t në çdo dritare era si nje bus ta hedh per i molle nbi plep bëm, nese gët bre A GO"  Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe njerëz në këmbë