NJOFTIM

Fondacioni Kulturor “Harpa” organizon:

ÇMIMET KOMBËTARE HARPA 2022 (EDICIONI I 10-të)

Për këtë arsye, shpallim të hapur konkursin e përvitshëm për personazhet më të spikatur.
Ky aktivitet, që realizohet në fund të çdo viti, është themeluar si një hapësirë në shenjë mirënjohjeje për personalitetet e artit, kulturës, letërsisë, gazetarisë, por edhe përtej kësaj, për institucione e ente publike e private, që i ndihmojnë dhe zgjerojnë këto fusha.
(Përzgjedhja bëhet duke iu referuar një kronologjie të performancave dhe arritjeve vjetore të personazheve, që bëhen promotorë të jetës kulturore e sociale, talenteve të veçanta dhe institucioneve).

MËNYRA E FUNKSIONIMIT:

  • Duke filluar nga data e sotme deri më datë, 15 nëntor, 2022, të gjithë qytetarët e interesuar, ftohen të dërgojnë propozimet e tyre për personazhet më të spikatur.

Sqarojmë se ka tri mënyra për propozim:

  • E para, është ajo elektronike në adresën: [email protected] ose [email protected];
  • E dyta, ajo nisjes me postë në adresën: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Fondacioni “Harpa”, lagjja “15 Tetori”, Fier;
  • E treta, ata që kanë interes për këtë konkurs mund t’i dorëzojnë emrat dorazi pranë zyrave të Fondacionit.

Kujtojmë se pranë çdo emri të propozuar duhet të vendoset arsyeja për të cilën është bërë propozimi. Mund të propozohen 10 deri në 15 emra në fusha të ndryshme.

*Nga data 16 nëntor 2022, do të bëhet shqyrtimi, mbledhja e votave dhe përzgjedhja e më të votuarve. (Juria përzgjedhëse është e përbërë nga personalitete të njohura të jetës kulturore e artistike).

*Çmimet do t’u dorëzohen fituesve, në një Mbrëmje Gala, e cila do t’u dedikohet tërësisht “Personazheve të Vitit 2022”.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin e përhershëm!

Majlinda Rama
Presidente e Fondacionit “Harpa”


Shënim: Fotot janë shkëputur nga edicionet e mëparshme.
Për më shumë rreth aktiviteteve tona, na ndiqni në faqen tonë www.harpa.al