Edicioni i 12-të i Festivalit të Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë ka nisur në Pogradec.
50 filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër janë këtë vit në konkurrim, ku bie në sy pjesëmarrja e lartë e të rinjve.
Ky festival përveçse e kthen Pogradecin në kryeqendrën e Ballkanit duke bërë bashkë regjisorë të rinj dhe të vjetër, shërben edhe si një shkëmbim shumë i mirë eksperiencash.
“Është shumë bukur të jem në këtë festival filmi, sidomos pas pandemisë, është bukur të jesh mes njerëzve dhe në një festival të tillë. Është shumë e rëndësishme që artistët të takohen sëbashku dhe njerëzit të shohin filmat live. Është shumë bukur të vish nga Greqia në Pogradec, ashtu siç mund të shohësh se sa popujt e Ballkanit i ngjajnë njëri-tjetrit”, tha anëtar i Jurisë, Panayotis Kravvaris.
“Është hera ime e parë në Shqipëri, ashtu siç është filmi im i parë në një festival të tillë. Jam i lumtur që jam këtu dhe pjesë e këtij festivali. Konkurroj me një film të shkurtër me një të diplomuar në arkeologji i cili rikthehet në fshatin e tij. Këtu qyteti është shumë i bukur, akomodimi dhe kushtet shumë të mira”, tha konkurrenti nga Serbia Nikola Palovski.
Festivali Ballkanik i Filmit do të zgjasë 5 ditë. Në këtë aktivitet krahas filmave një vëmendje shumë e madhe i kushtohet dhe kuzhinës ballkanase. /Xh.M