Vullnetaret në Eurovision pretendojnë se janë ngacmuar seksualisht nga kërcimtarët.

Në eventin e organizuar këtë vit në Torino, përveç këngëtarëve, kërcimtarët dhe të ftuarve VIP, kishte dhe vullnetarë. Njëra prej tyre, një studente 20-vjeçare, e cila përdori emrin “Chiara” për të shmangur zbulimin e identitetit të saj, iu drejtua grupit “Non Una Di Meno “, i cili mbështet fushatën #MeToo në Itali si viktimë e ngacmimeve seksuale.

Vajza ka pohuar, sipas DailyMail, se kërcimtarët e një artisti, i cili përfaqëson në Eurovizion një vend të Evropës veriore – pa përmendur se cilin – e kanë ngacmuar. Më konkretisht ajo shprehet se “e kanë prekur poshtë belit”. Megjithatë, ajo nuk është e vetmja që ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht.

Një tjetër vajzë 20-vjeçare ka raportuar se ishte në tapetin e kuq, të organizuar në Pallatin Venetia si vullnetare, për të ndihmuar përfaqësuesit e vendeve, por përfundoi “duke u përpjekur të dëbonte duart që kishte mbi të”.

“Ata vazhdimisht të na përqafonin. Njëri vuri dorën në belin tim dhe u përpoq të më puthte. Unë arrita të ikja, por më pas dikush tjetër u përpoq të bënte të njëjtën gjë.  Po u ndodhte shumë vullnetareve femra që ishin atje dhe në fund shumë u larguan për shkak të asaj që po ndodhte.“, tha vajza për Daily Mail.

Vajza shtoi “Mezi prisja të isha vullnetare në Eurovizion, por nuk e prisja kurrë që të ndodhte diçka e tillë. Ajo që duhet të ishte një përvojë e mrekullueshme u shndërrua në një mbrëmje shqetësuese.”

Martin Osterdahl nga Unioni Evropian i Transmetuesve, i cili organizon festivalin, tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë ankese.  Alessandra Aires, nga Këshilli i Qytetit të Torinos, i cili organizoi vullnetarët, tha:  “Nëse do të kisha vënë re diçka të tillë që po ndodhte, do të kisha ndërhyrë dhe do ta ndaloja ngjarjen.”Mund t’ju siguroj që isha në festë gjatë gjithë kohës dhe kjo nuk ndodhi.

Një zëdhënës i Eurovision tha për MailOnline: “Këshilli i qytetit tashmë e ka mohuar të gjithë këtë“.

Por mohimet e tërbuan grupin e grave “Not One Less”. Një zëdhënëse u përgjigj duke thënë: “Pavarësisht faktit se disa vullnetare dolën dhe treguan historitë e tyre të ngacmimeve në Eurovizion, ne e gjejmë veten duke pyetur se si Këshilli mund të mohojë se ka ndodhur diçka.

“Siç ndodh gjithmonë, zërat e grave të dhunuara heshten dhe nuk besohen. Ngacmimi nuk është lojë dhe ne nuk jemi lodra’./Xh.M