Eurovision Song Contest 2023 pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Organizatorët e shfaqjes kanë arritur në përfundimin, pas një vlerësimi të plotë dhe studimit të fizibilitetit, se veprimtaria e vitit të ardhshëm nuk mund të mbahet në vendin fitues, Ukrainë.
Kjo për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, pas pushtimit të Rusisë.
Sam Ryder doli i dyti për Britaninë e Madhe në këtë Eurovision, rezultati më i mirë i vendit që nga viti 1998.
Tradicionalisht, vendit fitues i kërkohet të mbajë Eurovision-in e vitit të ardhshëm.
“Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në, si nënkampion i këtij viti, për të pritur potencialisht Konkursin e Këngës Eurovision 2023 në Angli”, thuhet në deklaratë.
“Është synimi ynë i plotë që fitorja e Ukrainës të pasqyrohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm. Ky do të jetë një prioritet për ne në diskutimet tona me mikëpritësit e ardhshëm.”
Mbretëria e Bashkuar e ka organizuar konkursin e këngës tetë herë tashmë, për herë të fundit këtë e bëri në 1998, në Birmingham./Xh.M