Mbrëmjen e 10-të majit në Itali ka nisur festivali europian i këngës.
Shqipëria hapi festivalin mbrëmjen e djeshme por nuk arriti të marrë votat e publikut.
Performanca dhe përfaqësimi dinjitoz i Ronela Hajatit me këngën ‘Sekret’ edhe pse elektrizoi publikun nuk ka mundur të shkojë në finale.
Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten, datë 12 maj ku 18 vendet e mbetura do të ngjiten në skenë me shpresën për t’u kualifikuar./ Xh.M