Nga një fëmijë talent në një inovuese botërore në Inteligjencën Artificiale.

 Rrugëtimi mbresëlënës i Eranda Bregasit, që po lë gjurmë në shkencë, me algoritme që do të ndryshojnë të ardhmen.

Në një intervistë të veçantë me Erandën, pavarësisht moshës jashtëzakonisht të re të saj, ajo ndan me ne rrugëtimin e saj të pazakontë. Numëron mbi 70 çmime prestigjoze ndërkombëtare në fushat e shkencës dhe muzikës, diploma nga Konservatori i Muzikës dhe Universitetet top të botës, duke u bërë një nga pionieret e inteligjencës artificiale në SHBA dhe një talent i mirënjohur në konferencat shkencore ndërkombëtare dhe rangun e profesorëve Nobelistë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, ku ajo bashkëpunon.

  Intervistoi: Xhulia Memlika

Ishte vetëm 5 vjec kur bëri debutin e saj të parë në skenën e artit në instrumentin e perkusionit, duke fituar në konkursin kombëtar “Gjeniu i Vogël”. Sot jam ulur në një intervistë të veçantë me një personazh që po bën bujë në arenën e inteligjences artificiale në SHBA, Eranda Bregasi. Në fakt, zhvillimi i veçantë i Erandës u shfaq që në moshë fare të vogël kur filloi të belbëzonte fjalët e para më herët se bashkëmoshatarët e saj, që katër muajsh. Ajo u spikat nga specialistë të atëhershëm për pikët e larta të testit të inteligjencës.

Interesat e saj shkonin përtej lodrave të zakonshme të moshës së saj… Ishte vetëm 5 vjeç kur filloi të mësonte të përdorte gjuhën binare në kompjuter, duke exploruar botën teknologjike me kuriozitetin intelektual të veçantë. Talenti i saj u shfaq natyrshëm në matematikë, duke e lidhur me ritmin e perkusionit dhe paralelisht në muzikë në instrumentin e pianos. Profesorët e saj shprehen se talentet e Erandës kanë qenë të natyrshme që në moshë të herët.

Sot ajo numëron mbi 70 çmime prestigjoze ndërkombëtare në fushat e shkencës dhe muzikës, diploma nga Konservatori i Muzikës dhe Universitetet top të botës, duke u bërë një nga pionieret e inteligjencës artificiale në SHBA dhe një talent i mirënjohur në konferencat shkencore ndërkombëtare dhe rangun e profesorëve Nobelistë në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, ku ajo bashkëpunon. Sot ulem me Erandën, që, pavarësisht moshës jashtëzakonisht të re të saj, shënon një karrierë të suksesshme në fushat e shkencës dhe artit. Rrugëtimi i saj frymëzues vazhdon të lërë gjurmë në revolucionin e inteligjencës artificiale.

 

 

Si nisi rrugëtimi juaj?

 Nisi që në moshë fare të vogël. Isha vetëm 5 vjeçe, kur bëra debutimin e parë në skenën e artit në instrumentin e perkusionit, duke fituar në konkursin kombëtar “Gjeniu i Vogël”. Siç më rrëfen mami,  prindërit vunë re diçka të veçantë tek unë, që në atë kohë e quajtën zhvillim të hershëm, pasi në moshë shumë shumë të vogël, vetëm katër muajshe, kam nisur të belbëzoj fjalët e para, një përvojë kjo e panjohur tek fëmijët e kësaj moshe. Dhe pak më vonë u spikata nga specialistë të asaj kohe për pikë të larta të testit të inteligjencës. Interesat e mia shkonin përtej lodrave të zakonshme të moshës sime. Kisha shumë interes të mësoja dhe nisa të përdor gjuhën binare në kompjuter, duke eksploruar botën teknologjike me kuriozitetin e nëj fëmije të uritur për të ditur çdo gjë.

 

Në shumë dëshira, vetëm disa linja ecin më shumë se të tjerat. Cilat talente ushqeve më tepër dhe u dhe më shumë prioritet?

Talenti im u shfaq natyrshëm në matematikë duke e lidhur me ritmin e perkusionit dhe paralelisht në muzikë në instrumentin e pianos. Profesorët e mi  më siuguruan që të dhënat e mia ishin shumë të mira dhe unë nisa të punoj shumë. Nuk mund të them që gjithçka në jetë është prirje, duhet edhe shumë punë, të cilën unë e kam patur sistematike, falë edhe kujdesit shumë të madh të prindërve, sidomos të nënës sime, e cila ishte shumë këmbëngulëse.

 

E specializuar në një fushë të re, plot mistere dhe shumë të vështirë për ta kuptuar, atë të Inteligjencës Artificiale. Si ndjeheni?

Ndihem me fat. Jetojmë në një moment të veçantë në historinë e njerëzimit. Jemi në hapat e parë të revolucionit në inteligjencën artificiale dhe sapo po jetojmë në vlerën që kjo teknologji po i sjell njerëzimit. Ndihem e privilegjuar që të jetoj në këtë periudhë dhe të jem pjesë e këtyre zhvillimeve që do të ndikojnë gradualish në çdo individ dhe planetin tonë në shumë dimensione, jo vetëm në produktivitet por në zbulimet “breakthrough” shkencore të shekullit të ardhshëm.

 

Si arrite deri në Amerikë?

Rrugëtimi im në Amerikë u bë i mundur falë ftesave të veçanta nga universitetet amerikane. Pas mbarimit të shkollës së mesme në Shqipëri me Maturën shtetërore, u pranova në klasat dy shkallë mbi ciklin tim në Universitetin e Kalifornisë, duke filluar të marrë klasa doktorature, që në vitin e parë të studimeve Bachelor. Disa nga këto studime përfshinin teknologjitë e avancuara të neuroshkencës me algoritmet nanoteknologjike, apo metoda inovative për modelimin e sistemeve dinamike të botës reale dhe virtuale. Projekti im në bashkëpunim me teknologjitë e NASA për eksplorimin hapësinor në botën virtuale fitoi konkursin në Berkeley për Robotikë.

 

Dhe më pas ju patët një fatin e madh të emëroheshit si inxhiniere Kërkuese Shkencore, apo jo?

Po. Pozicioni i parë imi ishte si Inxhiniere Kërkuese Shkencore për Inteligjencën Artificiale në Robotikë tek Qendra e Teknologjive të Avancuara në Berkeley. Në 2018, m’u ofrua pozicioni i karrierës paralelisht gjatë studimeve në Laboratorin Laërence Berkeley National Laboratory. Falë bashkëpunimit me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe shkencëtarët me tenure, m’u dha mundësia të kontribuoj në fushën e neuroshkencës, duke krijuar një model të ri matematikor të inteligjencës artificiale.

 

Ju keni disa kontribute të tilla. Cilat ekzaktësisht?

Kam sjell kontribute në fushat e shkencës, por edhe në drejtimin e departamenteve të mëdha. Fati deshi që unë të kisha shancin e madh dhe privilegjin për të themeluar Institutin e parë për Inteligjencën Artificiale. Algoritmet e mia sot po përdoren në teknologji nga miliona njerëz në botë, duke përfshirë chatbots, algoritme robotike, apo edhe teori kuantike për modele matematikore. Gjithashtu, kam trajnuar disa grupe doktorantësh dhe hartuar kurrikula në fushën e saj për inxhinierë të kompanive elitë në Amerikë, më së fundmi Google dhe Facebook.

Përsëri dua të them, me fat. Por duhet theksuar se çdo arritje ka ardhur si rezultat i një pune të përditshme. Nëse e mendojmë, intuita dhe aftësitë që ke për të kontribuar kanë rëndësi, por në të shumtën e kohës edhe sakrifica duhet të jetë pjesë e ekuacionit. Unë e ndiej përgjegjësi të përparësisë së lartë, që t’i kontribuoj këto njohuri që kam fituar deri tani.

Keni fituar disa çmime, thatë apo jo? A mund të na përmendni ndonjë?

Po, janë rreth 70 çmime prestigjoze kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e shkencës dhe muzikës, diploma nga Konservatori i Muzikës dhe Universitetet top të botës. Kam marrë disa çmime, por ai që më jep frymëzim është çmimi më i fundit që m’u akordua nga Fondacioni Ndërkombëtar “Harpa”, me seli në Shqipëri, i cili njihet si një organizëm që vlerëson figurat më të njohura të fushave të ndryshme. Çmimi i madh “Harpa”, që m’u dha me motivacion, “Për kontribut të spikaturt dhe arritje të jashtëzakonshme në fushën e Inteligjencës Artificiale”, ishte si nëj dëshmi që edhe vendim im i dashur më njeh, më ndjek, më duartroket dhe e vlerëson punën time, ndonëse jashtë Atdheut tim.

 

Ku e sheh veten në të ardhmen?

Nuk e di. Kjo i mbetet kohës në vazhdim. Unë do të vijoj të punoj fort.