Elsa Lila u ngjit pas shumë vjetësh në Festivalin e RTSH. Evita, është kënga pjesëmarrëse në Festival, që i dedikohej vajzës së saj.
Edhe pse pati një vështirësi në kuptimin e tekstit nga audienca, performanca e këngëtares shqiptare u pëlqye në masë.
E bija, ishte në sallën e Pallatit të Kongreseve ndërsa shijoi performancën e mamasë së saj.
Lila u prit me duartrokitje nga publiku, dhe me komente mjaft pozitive në rrjet, por komunikimin e vetëm me audiencën, e pati vetëm përmes këngës, duke mos bërë asnjë koment tjetër.