Nxënës të shkollave të ndryshme të Korçës, kanë organizuar ditën e djeshme një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Arsimit “Mësonjtorja e parë Shqipe”.

9 Maji, Dita e Europës është data kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Europian.

Ekspozita është organizuar në kuadër të kësaj dite. Kjo ekspozitë pati si qëllim të transmetojë në këtë datë  atë që Shqipëria apo vende të tjera aspirojnë për tu bërë anëtare të Bashkimit Europian.

Ky organizim nga bashkia Korçë u pasqyrua në një formë të veçantë ku nëpërmjet, pikturave, fotografive apo eseve nxënësit e 3 shkollave te qytetit të Korçës patën mundësinë të jepnin një mesazh sensibilizues për Shqipërinë e cila sipas tyre i takon Europës./ Xh.M