Kineasti i njohur shqiptar Petrit Ruka ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 67-vjeçare.
Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, në Akademinë e Arteve të Bukura, gjatë viteve 1985-1986 në Tiranë. Ka punuar si mësues nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme në Tepelenё, gjatë viteve 1976-1984.
Ishte skenarist dhe regjisor pjesë e Kinostudios “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio në vitet 1986-1996.
Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve 2000 – 2000.
Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare në vitet 2000-2005 dhe 2007-2008, si dhe pedagog i jashtëm, Universiteti i Arteve, Dega e Regjisë së Filmit.