Dua Lipa, përveç suksesit të madh në industrinë e muzikës,  pritet të shkelqejë edhe në “Hollywood”, pasi raportohet se do të ketë një rol në filmin “Barbie”.

26 vjeçarja është duke mbajtur koncerte nëpër Evropë me albumin e saj “Future Nostalgia”, e tani do të vazhdojë të tregojë aftësitë e saja edhe në aktrim.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bëri debutimin e saj në aktrim vitin e kaluar pasi mori një rol në “Argylle”, dhe pas rolit të saj të parë në ekranin e madh, Dua la mjaft përshtypje te emrat e mëdhenj të industrisë.

“Barbie” do të nisë xhirimet më vonë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Dua, do të luajë perkrahë emrave më të mëdhenj të industrisë si Margot Robbie, Ryan Gosling, Will Ferrell dhe Saoirse Ronan.

Krahas këtij filmi, Lipa ka njoftuar të gjithë mbështetësit e saj se janë duke xhiruar pjesë të koncerteve për të përfunduar me një film në fund, për të mos harruar madhështinë që kanë përjetuar. /Xh.M