Këngëtarja Dua Lipa ka mbërthyer kopërtinën e Vogue për numrin e muajit qershor/korrik të Vogue ku njëkohësisht ka dhënë një intervistë shumë të veçantë në rubrikën 73 pyetje me Dua Lipën

Dua në këtë intervistë ka hapur një kapitull të ri, duke treguar që ky vit ishte transformues për të dhe e ka ndryshuar shumë, sidomos në nivel personal.

Gjatë kësaj interviste, Dua u pyet edhe për familjen dhe rrënjët e saj, duke treguar edhe për shprehjen më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.

“Çka ka me ngrënë”, është shprehur shqip këngëtarja e cila gjithashtu ka thënë se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë e cila është e mrekullueshme në përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.

Ndryshe, kujtojmë që turneu i Duas filloi në shkurt të këtij viti në Miami pasi u shty disa herë për shkak të COVID-19, ndërsa pritet të përfundoj në muajin nëntor në Australi./KultPlus