Gjoba për sjelljen e tifozëve në derbin e kryeqytetit i zhvilluar të mërkurën në stadiumin ‘Air Albania’ që solli edhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes.

Tirana është gjobitur me 600 mijë Lekë për sjelljen e mbështetësve dhe parrullat homofobike.

Partizani u gjobit me 200 mijë Lekë po për sjelljen e tifozëve që hodhën sende në fushë. Klubet duhet të dëmshpërblejnë edhe dëmet e shkaktuara në stadium.