Dennis Waterman, aktori britanik – i cili luajti në shfaqje televizive të suksesshme si Minder, The Sweeney dhe New Tricks – ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.

Waterman i njohur më së miri për rolin si truproja Terry McCann në Minder, gjeti famë si polici i ashpër George Carter në The Sweeney dhe pati nje karrierë që zgjati 60 vjet.

Në një deklaratë nga familja e tij thuhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë se i dashuri ynë Dennis, ndërroi jetë paqësisht në spitalin e Spanjës, pasditen e së dielës, me Pamin( bashkëshorten) pranë tij. Familja kërkon që privatësia jonë të respektohet në këtë kohë shumë të vështirë”.

Nder njerezit qe e kujtuan aktorin ishin miku i tij Matt Lucas, shkrimtari dhe aktori Reece Shearsmith, komediani Paddy McGuinness, dhe prezantuesi Nick Knowles.

Roli i fundit i aktorit ishte në filmin Never Too Late në vitin 2020./Xh.M