Del foto e personit që vrau Ardian Nikulajn. Ai është Ruben Saraiva, shtetas portugez me origjinë afrikane.
Lajmin e bëri publik vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, gjatë një konference për mediat, ndërsa zbuloi se çfarë kishin arritur hetimet.
Noa.al ka siguruar edhe fotografinë e vrasësit portugez, i cili ekzekutoi në 19 prill brenda lokalit të tij biznesmenin Ardian Nikulaj, ndërkohë që një shtetas anglez e informonte portugezin gjatë gjithë kohës.
Porositës i vrasjes dyshohet Edmond Haxhia. Ai po hetohet si organizator, porositës dhe financues i krimit. Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lestakajt.
Fisi Lestakaj kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997.
Vëllezërit Lestakaj deklaruan se ia lanë në dorë drejtësisë çështjen.