Në kuadër të Javës së Evropës, u çel dje edicioni i IV i festivalit bashkëkohor i artit pamor “VIZart Tirana International Watercolor Festival”, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar. Festivali këtë vit bën bashkë 200 artiste nga vende te botes. Punimet e artisteve prezantohen perms dy ekspozitave , një në Muzeun Historik Kombëtar dhe një në Galerinë e Artit ne Tiranë.

 

Në ceremoninë e këtij aktiviteti ishin të pranishëm presidentja e “VIZart Cultural Organization”, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, piktorja Ormira Lulani, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, Themeluesi dhe Presidenti i IëS Globe Art NetWork, z. Atanur Dogan, të cilët theksuan vlerat dhe rëndësinë që mbart ky aktivitet në bashkimin e kufijve, kulturave, moshave dhe gjinive.

Çmimi “MASTER AWARD” iu dha mjeshtrit të akuarelit Stanislaw Zoladz nga Suedia dhe Silvia Monge nga Kosta Rika. “Best Portret Artist” iu dha Krasi Todorov nga Bullgaria.

Najsa Dishnica nga Italia u vlerësua me çmimin “BEST YOUNGE ARTIST”. Fituesit e Çmimit Ndërkombëtar “Ismail Lulani” janë Zake Prelvukaj nga Kosova dhe Pjerin Kolnikaj e Mikel Temo nga Shqipëria.

“ÇMIMIN E NDERIT”  VIZartdhe IwS Albania vendosën t’i japin ekipit të artistëve ukrainas pjesëmarrës në event.

Gjatë ditëve në vijim do vazhdohet me demostrimet live të artistëve ndërkombëtare në Liceun “Jordan Misja” të Tiranës dhe Universitetin e Arteve, ku artistë ndërkombëtare dhe studentë do pikturojnë së bashku. Ky festival arti do të vazhdojë për disa ditë radhazi për vizitorët vendas dhe të huaj, si një mundësi e jashtëzakonshme për t’u angazhuar me artin dhe kulturën dhe do të qëndrojë i hapur për t’u vizituar deri në datën 14 maj./Xh.M