Cameron Diaz ka vendosur t’i rikthehet sërish aktrimit pas tetë vitesh pauze nga skena e filmit.

Aktorja do të marrë pjesë në një film të ri  të titulluar ‘Back in Action’  së bashku  me Jamie Foxx. Të dy aktorët në vitin 2014 janë paraqitur me role në filmin “Annie”, që ishte paraqitja e fundit e Diaz në një film.

Në audio nga një bisedë telefonike e ndarë të mërkurën nga Foxx, aktorja mund të dëgjohet duke i thënë atij: “Ndihem e emocionuar, por nuk di si ta bëj këtë, e di?” para se ai të përgjigjet, “Kam dikë në linjën tjetër që mund t’ju ndihmojë me këtë.”

Tom Brady së ​​shpejti i bashkohet thirrjes, duke i thënë Diazit se Foxx i tha atij se mund të përdorte “disa këshilla se si të rikthehej pas daljes në ‘pension’ . (Brady, 44, u kthye në NFL në mars, pasi fillimisht njoftoi largimin e tij.)

Cameron  gjithashtu publikoi audion në rrjetin e saj social ,Instagam. “@iamjamiefoxx vetëm ti mund të më kthesh në veprim! Nuk mund të pres, e di që do të jetë një sukses!”,shkroi ajo.

Netflix ende nuk ka bërë të ditur ndonjë datë të lansimit të filmit, por Fox në Twitter shkroi se prodhimi i tij do të fillojë këtë vit.

Regjinë e filmit do ta bëjë Seth Gordon. Detaje të tjera rreth tij nuk janë bërë të ditura.

Vitin e kaluar, Diaz ka deklaruar se si nënë nuk mund të imagjinojë më të jetë në xhirime për 16 orë në ditë. Megjithatë, po ashtu, ka thënë se kurrë s’i dihet.

Aktorja Cameron Diaz është martuar me këngëtarin Benji Madden në vitin 2015 dhe kanë vajzën Raddix, të cilën Diaz e ka lindur në vitin 2020./Xh.M