Kryedemokrati Sali Berisha shprehet i vendosur që PD do të regjistrohet me logon dhe vulën që u miratua nga Kuvendi I 11 dhjetorit të vitit 2021 në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në konferencën për mediat, Berisha tha gjithashtu se do të paraqesë edhe emrat për komisionerët në KZAZ.

“Ne gjykata na ka njohur vulën, siglën, statutin që të gjitha. Pa diskutim që ne do të dërgojmë në afatin e caktuar ligjor komisionarët”, ka thënë Berisha.

Berisha tha se demokratët do të përballen kryeministrin Edi Rama, nëse pengon regjistrimin e PD në zgjedhje.

“Përgatitjet po bëhen, shoqëria shqiptare po zien. Përpjekja e tij anti-kushtetuese anti-demokratike duke mbajtur peng vendimin e gjykatës është akti më armiqësor ndaj demokracisë shqiptare që mund të ketë ndodhur në ndonjë vend”, ka thënë Berisha.

Përveç akuzave ndaj krybashkiakëve socialistë, krydemorkati sfidoi kryeministrin.

“Në ja mban të vij Edi Rama njëherë në debat me mua. Të dalë pak, të dal pak, të dalë ti tregoj sa i vlen lëkura dhe mendja e tij.  Të dali po të dojë, e ftoj, e ftoj, e ftoj”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, Rama në fjalën e tij në Forumin Ekonomik botëror në Davos mbrojti presidentin rus Putin dhe atë të Serbisë Vuçiç.

“Me aq sa e kuptoj unë botën, ç’kupton botë mor, ti kupton drogën, nuk po zëvendësojmë burimin e pistë rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është edhe tregu pjesë dhe nuk do të nxitoja. Domethënë këta po bëjnë tregti, por edhe Vuçiçi po bën tregti në Rusi. E kuptoni ju këtu çfarë avokatie që i bën”, ka thënë Berisha.

Berisha thotë se qeveria është përfshirë në çështjen e inceneratorëve, ku sipas tij është vërtetuar korrupsioni, por drejtësia ende nuk i arreston zyrtarët e lartë./Klan News/ Revista TIME