Përmebledhja e parë e shkurtër e filmit të dytë të Avatar, e titulluar Avatar: The Way of Water, u publikua më në fund ditën e hënë. Bota fantastike tashmë ka një front të ri: atë nënujor që do të sjellë një spektakël të vërtetë aksioni me male pluskuese.
Filmi i parë i Avatar u shfaq në Dhjetor 2009 dhe u klasifikua si një revolucion i vërtetë i teknologjisë 3D. Edhe në këtë kast nuk do të mungojnë emrat e Zoe Saldana e Sam Worthington që do të jenë në rolet kryesore të Neytiri dhe Jake, ndërsa do t’i bashkohet edhe Kate Winslet.
Familja Sully (Jake, Neytiri dhe fëmijët) vazhdon historinë e saj mbi 10 vite më vonë dhe përshkruhen telashet që i ndjekin, vështirësitë që kalojnë për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt, betejat që luftojnë për të qëndruar gjallë dhe tragjeditë që përballen.
Avatar: The Way of Water është programuar për të debutuar në kinema më 16 Dhjetor 2022. Një film i tretë do të pasojë në 2024, i pesti në 2026 dhe i gjashti në 2028. Gjithashtu, filmi i parë do të rishfaqet në kinema më 23 Shtator./Xh.R