“Avatar: Way of water”, ka tejkaluar 1.5 milionë dollarë dhe ka bërë histori.

James Cameron shton një tjetër hit të madh global në repertorin e tij pasi “Avatar 2” madje e kaloi ‘Top Gun: Maverick’ si filmi më i suksesshëm komercial i vitit 2022.

Sipas mediave të huaja, Avatar do të vazhdojë të shfaqet pafundësisht në kinema, pasi frekuentimi i njerëzve është vazhdimisht në rritje.

Filmi hyri në Top 10 të filmave më të suksesshëm komercialë të të gjitha kohërave, duke justifikuar besimin që Disney i dha Cameron-it, me koston e lartë të prodhimit që ishte diskutuar disa herë. Tani, Avatar jo vetëm që është bërë fitimprurës, por po thyen rekordet njëri pas tjetrit.