Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi këtë të mërkurë një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se takimi ka pak minuta që ka përfunduar.

Sipas gazetarit, mësohet se në takim është diskutuar në lidhje me bashkëpunimin mes institucioneve, për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe goditjen e paligjshmërisë.

Detaje të takimit pritet të dalin pak më vonë nga vetë ambasada, nëpërmjet një njoftimi.