Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët sot pas një konferencë për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ambasadorja Kim deklaroi mbështetjen për “Ballkanin e Hapur”.

“Ne mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të jenë të integruar në Europë dhe të integruar mes vete.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjithë përpjekjet, përfshirë dhe Ballkanin e Hapur, në mënyrë që të jenë konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, deklaroi ambasadorja Kim./ Revista Time/xh.m