Përktheu: Agon Sinanaj

 

Në daçi mos e besoni
Por ka njerëz që e shkojnë tërë jetën
Më shumë pak kokëçarje
E më shumë pak ankth.

Ata vishen mirë, ushqehen mirë,
Flen rehat.

I kanë çastet e tyre të pikëllimit
Por, marr në përgjithësi,
Janë të pashqetësuar
Dhe shend e verë.

Edhe kur vdesin,
Është një vdekje e lehtë,
Zakonisht, në gjumë.

Në daçi mos e besoni,
Por njerëz si këta ekzistojnë.

Ama unë
Nuk jam njëri nga ta.
Jo,
As për së afërmi,
Nuk jam njëri nga ta.

Ata atje
Unë këtu.

Xh.M