Mirënjohja është një detyrë e përjetshme që të gjithë ne duhet të kemi ndaj atyre që e kanë lartësuar kombin dhe gjuhën shqipe.

Ndaj ky vlerësim që i jepet sot një prej personaliteteve dhe personazheve më të rëndësishëm të historisë shqiptare, Ismail Kadare, nga qyteti i Fierit, një qytet që ka reflektuar gjithmonë dije dhe kulturë, është një akt i cili na kujton se sa e rëndësishme është të kujtojmë vlerat tona më të mira identitare.

Letërsia dhe gjithë korpusi i veprave të Kadaresë e ka përcjellë herët identitetin evropian të mbarë shqiptarëve, duke e bërë atë që, përmes gjuhës dhe veprimit të fortë të saj, sot Shqipëria, kultura shqiptare, gjuha shqipe të jetë në krahë të gjuhëve dhe kulturave më të rëndësishme botërore, pasi Kadare, prej kohësh, nuk është vetëm një shkrimtar që i përket letërsisë shqipe, por ai i përket letërsisë botërore.

 

*Fjala e mbajtur gjatë aktivitetit në Fier, në nder të 85 – vjetorit të shkrimtarit Ismail Kadare