A e dinit se Russell Means tërhoqi vëmendjen kombëtare për gjendjen e varfër të amerikanëve autoktonë në vitet 1970.

Aktivisti amerikano indian dhe aktori Russell Means vdiq pas një beteje me kancerin kur ai ishte 72 vjeç.

Russell Means, udhëheqës i herëshëm i Lëvizjes së indianëve të Amerikës, tërhoqi vëmendjen kombëtare për gjendjen e varfër të amerikanëve autoktonë në vitet 1970.

Ai ndihmoi në organizimin e rrethimit në Wounded Knee më 1973 – një ballafaqim 71-ditor ku me qindra aktivistë indianë të Amerikës pushtuan qytetin në qëndrën e një masakre ndaj indianëve në vitin 1890. Protesta, që synonte njohjen nga qeveria federale të traktateve me indianët autoktonë, përfundoi me vdekjen e dy aktivistëve dhe plagosjen rëndë të një agjenti federal.

Pas largimit nga lëvizja në vitin 1980, Russell Means luajti në disa filma përfshi “I fundmi i Mohikanëve”, “Vrasës të Lindur Natyrshëm” dhe “Pokahontas”.

Ai gjithashtu konkurroi për president të Shteteve të Bashkuara në vitin 1988, por pa sukses.