Violinistja Abigeila Voshtina, do të jetë drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), për 4 vitet e ardhshme. Pasi Komisioni për vlerësimin e kandidatëve dha ‘ok’ për 2 finalistë, kryeministri Edi Rama hodhi firmën përfundimtare duke e zgjedhur violinisten në krye të institucionit të rëndësishëm të kulturës.

Ajo zëvendëson në këtë post Zana Çelën, e cila e mbajti këtë detyrë që nga gushti i 2016, teksa nuk arriti që të merrte një mandat të dytë. Voshtina mundi në këtë garë primabalerinën Adela Muçollari, Tenorin Josif Gjipali, Koreografin Tomorr Kokona, trompistin Kleanthi Gjika dhe violinist Arben Skënderin.

Pas hapjes së garës për prezantimin e programit të saj, Voshtina i ka mëshuar ndër të tjera mungesës së një sezoni dy-vjeçar të Operas, si dhe bashkëpunimit edhe me Bashkinë e Tiranës. Kujtojmë faktin se Abigelë Voshtina ka qenë Drejtoreshë Artistike e TKOB, dhe se ishin vetë artistët e Orkestrës Simfonike të TKOB që kanë dashur largimin e saj nga ky pozicion në 2017-ën, madje edhe duke bërë një peticion ku e akuzonin për përdorim të postit për përfitime personale, shkelje të rregullores, probleme komunikimi etj.

Vetë Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e teatrit të Operas, duke bashkëpunuar ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela, e cila po largohet pas 6 vitesh në detyrë.

Komisioni për vlerësimin e kandidatëve
Zv. ministrja Meri Kumbe
Dy drejtorë Ministrisë së Kulturës Elira Dani dhe Arian Avrazi
Dy artistë si ekspertë të jashtëm, Luigi Ferrari dhe Gintatutas Kevisas
Komisioni zgjodhi 2 finalsitë, fjalën e fundit e dha kryeministri Edi Rama