Ka shumë për të dashur për bletët.
Ato janë thelbësore për rritjen e shumë prej ushqimeve tona të preferuara dhe më të shëndetshme, pasi lëvizin polenin nga bima në bimë, duke pjalmuar më shumë se qindra fruta dhe perime, duke përfshirë luleshtrydhet, patatet dhe mollët.
Për nder të Ditës Botërore të Bletëve më 20 maj, këtu janë pesë gjëra befasuese që mund të mos i dini për pjalmuesit më punëtorë të natyrës.
1. Bletëve u pëlqen të ‘vallëzojnë’.
Bletët mund të komunikojnë duke kërcyer. Kur një bletë zbulon një fole të re, ajo përdor një kërcim për të treguar meritat e saj. Nëse një bletë tjetër shikon një bletë që kërcen, ajo do të shkojë për të inspektuar vendin dhe nëse i pëlqen, edhe ajo do të kërcejë.
2. Bletët në Vietnam dhe ne pjesë të tjera të Azisë kërcënohen nga speciet grabitqare të grerëzave gjigante.
Për të shmangur sulme të tilla, bletët janë vërejtur duke mbledhur jashtëqitje të freskëta të kafshëve dhe duke i lyer ato rreth hyrjes së kosheres së tyre. Ekipi i studimit beson se jashtëqitja i largon grerëzat grabitqare nga foleja.
3. Jashtëqitja e bletëve gati sa nuk shkaktoi një konfrontim të Luftës së Ftohtë.
Në vitet 1980, “shiu i verdhë” – njolla të vogla të verdhë të gjetura në xhunglat në Laos dhe Kamboxhia – mendohej të ishte mbetje e armëve kimike. Refugjatët thanë se shiu i verdhë shkaktonte sëmundje dhe vdekje. Akuzat i shtynë Shtetet e Bashkuara të akuzojnë atë që atëherë ishte Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij për luftë kimike.
Ekspertët e bletëve më vonë zbuluan se pikat e verdha ishin jashtëqitje nga tufa masive bletësh të egra.
4.Njerëzit i kanë shfrytëzuar bletët për mijëra vjet.
Një pikturë 8000 vjeçare ne një shpell në Spanjë tregon një njeri që mbledh mjaltë. Gjurmët e dyllit të bletës në qeramikë sugjerojnë gjithashtu se fermerët e hershëm mbanin bletë 9000 vjet me pare.
5. Disa bletë ushqehen me mish.
Shumica dërrmuese e bletëve ushqehen me polen dhe nektar, por disa specie kanë evoluar për të ngrënë me mish, duke zëvendësuar livadhet e luleve me kufomat e kafshëve të ngordhura./Xh.M